Kosova nëse për asgjë tjetër, mund të mburret për faktin se është vendi me më së shumti gra të përfshira në udhëheqje të institucioneve shtetërore.
Në qeverinë e re kosovare, janë emëruar pesë gra ministre. Ndërsa, edhe postet e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, do të udhëhiqen nga gratë.
Këtë fakt e ka vlerësuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila në llogarinë e saj në Facebook e ka shpërndarë një foto të përbashkët ty tyre, me mbishkrimin: Fytyrat e lidershipit të ri kosovar.
Por, duhet theksuar se nuk është hera e parë që Kosova dallohet për përfaqësim të grave në poste të larta. Kosova e ka të përcaktuar me Kushtetutë, se 30 për qind e vendeve në parlament duhet jenë gra.
Fakt tjetër, që e dëshmon këtë, është edhe posti i presidentit, si posti më i lartë instutucional në shtetin e Kosovës, të cilin për 5 vite e kishte drejtuar Atifete Jahjaga. /reporteri.net
