Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar në lidhje me transparencën në Gjykata për sa i përket vendimeve të publikuara. Kosnett vazhdimisht është duke bërë thirrje për rëndësinë e sundimit të ligjit në të gjitha institucionet e Kosovës.
Kosnett në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Gjykatat Themelore në Pejë dhe Prishtinë janë larg nga arritjet e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Kjo sepse Gjykata Themelore në Pejë ka publikuar vetëm 6 për qind të vendimeve e Gjykata Themelore në Prishtinë vetëm 11 për qind. Kjo sipas ambasadorit është dëshpëruese. Ai ka shkruar se të dy gjykatat mund të bëjnë më shumë për të rritur transparencën.
Ambasadori ka lavdëruar Gjykatën Themelore të Ferizajit që ka ngritur transparencën gjyqësore duke publikuar 70 për qind të vendimeve.
Ferizaj comes out on top! Congratulations to the Basic Court in Ferizaj for increasing judicial transparency by publishing 70% of its final case decisions. The results are here for all to review: https://t.co/AulYyo5Tpm pic.twitter.com/ht6LxAbEkD
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) May 10, 2019