Kandidatja për deputete nga PDK, Ariana Musliu-Shoshi, premton se nëse zgjidhet sërish deputete e Kuvendit të Kosovës do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës.


Ajo thotë se është nder për të që t’iu shërbejë qytetarëve, ndërsa pohon se është krenari për të që të jetë pjesë në listën e PDK-së.

Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur sot dhe do të përfundojë më 12 shkurt, kurse qytetarëve do t’iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt.

Reklamë

Postimi i saj:

Të dashur qytetarë,

Përgjegjësi dhe krenari, të jem sërish pjesë e Listës së Partisë Demokratike #1️⃣3️⃣4️⃣ për deputete.

ME NUMRIN #1️⃣5️⃣do të jem zëri i fuqishëm i qytetarëve. Është nder i jetës time të ju shërbej.

Na priftë e mbara së bashku!
#PDK134
#arianamusliushoshi15

Reklamë