×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arrestimi i 25 personave, pamje se çka u sekuestrua sot

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 16:30

    Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e asistuar edhe nga njësitë e tjera policore, pas hetimeve disa mujore të realizuara fillimisht në vitin 2020, të cilat kanë vazhduar deri më 14 prill të vitit 2021, ka arrestuar njëzet e pesë persona të dyshuar.


    Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar, përfshirë në vepra penale: “ Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasëse”.

    Operacioni ka përfshirë disa lokacione, konkretisht Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën e Jugut.

    Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

    “Tetë (8) armë të gjata të llojeve të ndryshme,

    Trembëdhjetë (13) armë të vogla revole,

    Dy (2) karikatorë,

    (1.493) municion të kalibrave të ndryshëm,

    Pjesë të ndryshme të armëve,

    Pajisje për pastrimin e armëve,

    Dy (2) leje për armë,

    Dy (2) vetura,

    Një (1) palë dylbi,

    Njëzet e një (21) telefona celularë,

    Dy mijë (2000) euro dhe

    Një (1) fletore me shënime”, njofton policia.

    “Nga njëzet e pesë personat e arrestuar në të dy operacionet policore, vlen të potencohet se dymbëdhjetë (12) prej tyre janë arrestuar në vitin 2020, të cilët me vendim të prokurorëve kompetentë janë dërguar në mbajtje, përderisa në operacionin policor të realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar trembëdhjetë (13) persona, prej tyre shtatë (7) persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përderisa gjashtë (6) persona janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton tutje policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!