Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri të dyshuar për posedim të narkotikëve.

“Arrestimi i dy të dyshuarave është realizuar në rrugën “Pandeli Sotiri”, ku gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar G.A.,30 vjeçar, dhe E.Q., 26 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Reklamë

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.