Kandidatja me numër 63 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Flutura Beka-Kamberaj, bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti Avdullah Hoti kanë vizituar një kompani vendore.
Ajo ka thënë se politikat fiskale Politikat fiskale të udhëhequra nga Qeveria e LDK-së, janë në favor të ekonomisë së tregut ku konkurrenca e lirë determinon suksesin.
Ky është postimi i plotë i saj:
Bashkë me Kryeministrin Hoti, kemi vizituar kompaninë Mitroplast e cila është një tregim i suksesshëm i njerëzve të vendosur për të punuar fortë.
Produktet e prodhuara nga kompania Mitroplast janë të certifikuara, plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet evropiane të kualitetit.
Politikat fiskale të udhëhequra nga Qeveria e LDK-së, në krye me një profesionist si Avdullah Hoti, gjithmonë janë në favor të ekonomisë së tregut ku konkurrenca e lirë determinon suksesin.
LDK✅
FluturaBekaKamberaj63✅