Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka thënë se partia e tij e hapi sot fushatën zgjedhore pikërisht në Mitrovicën e Isa Boletinit e shumë heronjve tjerë.


Haxhiu thotë se në pjesën veriore të qytetit ku vizituan Kullat e atdhetarit Kadri Kadriu, u zotua se investimet në këtë pjesë të vendit do t’i vazhdojmë aty ku i kanë lënë, posa të vijnë në udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Postimi i Haxhiu:

Reklamë

Traditën e kryetarit Kadri Veseli e vazhduam edhe sot, të hapjes së fushatës zgjedhore, pikërisht në Mitrovicën e Isa Boletinit e shumë heronjëve tjerë.

Në pjesën veriore të qytetit vizituam Kullat e atdhetarit Kadri Kadriu, ku u takuam me bacën Ali Kadriu, Imbar Kadri Kadriun dhe qytetarët shqiptarë të kësaj pjese.

Këta janë heronjtë e vërtetë të veriut, të cilët qëndruan në mbrojtje jo vetëm të shtëpive të tyre, por të vendosur për ta mbrojtur identitetin kombëtar edhe në këtë pjesë të Kosovës.

U zotuam se investimet në këtë pjesë të vendit do t’i vazhdojmë aty ku i kemi lënë, posa të vijmë në udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Na priftë e mbara në këtë fushatë zgjedhore! #PDK 134

Reklamë

#EnverHoxhaj 1

#BekimHaxhiu 109

#Rimëkëmbje

Reklamë