Bekim Haxhiu, kandidat i PDK-së për deputet ka takuar sot bashkëfshatarët e tij, me ç’rast ka thënë se rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit e bënë të bashkuar rreth qëllimit madhor, çlirimin e vendit.


Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rimëkëmbja e vendit mund të bëhet vetëm nga një parti serioze siç është PDK-ja, prandaj sipas tij qytetarët e kanë kuptuar seriozitetin e gjendjes aktuale në Kosovë.

Postimi i tij:

Reklamë

Nuk ka ngrohtësi dhe miqësi më të sinqertë se takimet e shpeshta me bashkëfshatarët e mi.

Rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit e bëmë të bashkuar rreth qëllimit madhor çlirimin e vendit.

Sakrifica dhe momentet që kaluam së bashku gjatë luftës i ka mobilizuar edhe më shumë në përkrahje të programit të PDK-së që është program i rimëkëmbjes.

Këtë entuziazëm dhe mobilizim e gjetëm edhe në mesin e simpatizantëve dhe antarësisë së PDK-së edhe në Vushtrri dhe fshatin Bukosh në takimet që zhvilluam dje.

Rimëkëmbja e vendit mund të bëhet vetëm nga një parti serioze siç është PDK-ja, prandaj edhe qytetarët e kanë kuptuar seriozitetin e gjendjes aktuale në Kosovë.

Reklamë

Na priftë e mbara së bashku me Ju mbështetës të sinqertë të PDK-së.

#PDK 134