Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e heshtjes zgjedhore, Fatos Berisha, kandidat për deputetë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ka ftuar qytetarët ta votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Berisha ka theksuar se 14 shkurti është data e vulosjes së ndryshimit.
“Me datën 14 është data e vulosjes së ndryshimit, andaj që ky ndryshim të ndodh pres përkrahjen maksimale nga ju”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.
Tutje Berisha ka falenderuar qytetarët për bashkëbisedim gjatë fushatës zgjedhore.