Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi, ka takuar rininë e kësaj partie në Kqiç të Madh të Mitrovicës.
Këto takime Bislimi i ka përshkruar si të mrekullueshme duke paralajmëruar fitoren e madhe të PDK.
“Takime të mrekullueshme me rininë e Kqiçit të madh dhe disa nga aktivistët e palodhshëm të PDK-së në Urën e Gjakut! Së bashku kemi vendosur që heronjtë tanë të i bëjmë krenarë me ne përmes fitores së madhe që do ja sjellim Kosovës”, ka shkruar Bislimi në faqen e tij në Facebook.