×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Bulliqi i shkruan Zemajt për Spitalin e Podujevës, thotë se iu hakmorën për rezultatin e zgjedhjeve

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 19:24

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i ka shkruar ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi në lidhje me anulimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Podujevës.


    Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore Zemaj me ekzekutivin e atëhershëm kishin prezantuar projektin për Spitalin, po që e kanë anuluar këtë projekt, gjë që sipas Bulliqit është bërë si hakmarrje ndaj qytetarëve të Podujevës për zgjedhjet komunale të 29 nëntorit.

    “Ministri Zemaj muaj më parë në kohë të fushatës elektorale së bashku me ekzekutivin e asaj kohe, në konferencë për media patën prezantuar edhe projektin për Spitalin e Podujevës, por tani Qeveria në detyrë ka anuluar të gjitha procedurat për Spitalin i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e Komunës sonë. Kjo nuk mund të jetë tjetër veçse hakmarrje ndaj qytetarëve të Podujevës për vullnetin e shprehur në mënyrë të lirë e demokratike – me votë, në zgjedhjet komunale të 29 nëntorit”, shkruan Bulliqi.

    Ndryshe, sektori i Prokurimit të Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) edhe pse ka shpallur tender për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, kjo është anuluar pasi Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë buxhet për këtë projekt.

    Lajmin e kishte bërë të ditur përmes një dokumenti në rrjetin social në Facebook kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni.

    Postimi i plotë:

    Sot i kam dërguar shkresë zyrtare ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z.Armend Zemaj, dhe drejtorit të SHSKUK-së, z.Valbon Krasniqi, ku kam shprehur indinjatën e thellë time dhe të qytetarëve të Komunës së Podujevës për anulimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.

    Ministri Zemaj muaj më parë në kohë të fushatës elektorale së bashku me ekzekutivin e asaj kohe, në konferencë për media patën prezantuar edhe projektin për Spitalin e Podujevës, por tani Qeveria në detyrë ka anuluar të gjitha procedurat për Spitalin i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e Komunës sonë. Kjo nuk mund të jetë tjetër veçse hakmarrje ndaj qytetarëve të Podujevës për vullnetin e shprehur në mënyrë të lirë e demokratike – me votë, në zgjedhjet komunale të 29 nëntorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!