Dalje masive e qytetarëve në komunat e veriut të Kosovës deri në ora 15:00, prin Zubin Potoku

Qytetarët e komunave veriore, të cilat banohen me shumicë serbe, kanë dalë masivisht për të votuar në zgjedhjet e që po mbahen sot. Deri në ora 15:00, në të tri komunat e Veriut pjesëmarrja ka kaluar mbi 50%, shkruan Reporteri.net.


Sipas të dhënave nga KQZ në kohë reale deri më tani në Zubin Potok kanë votuar 63% qind e votuesve, në Mitrovicën e Veriut 55% e në Leposaviq 59 për qind.

Deri më tani në nivel nacional kanë votuar 32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.