Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ish-shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj, sonte ka vizituar Jabllanicën e Madhe dhe të Vogël, në komunën e Pejës.


Haradinaj është shprehur se ndjehet i kënaqur që në takime të ndaras të takojë qytetarë të shumtë të këtij vendi.

“Kjo trevë ka rezistuar plot një shekull dhe ishte strehë e UÇK-së që nga themelimi i saj e deri në fitoren e madhe të majit 1999”, u shpreh Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Reklamë

Haradinaj në fund ka shkruar se të gjithë janë të rreshtuar pro AAK-së për fitoren e Forcës së Kosovës më 14 shkurt!

Përmendim se në këto zgjedhje të parakohshme, AAK-ja garon me numër 135.

Postimi i plotë:

Sonte pata kënaqësinë që në takime të ndara të takoj qytetarë të shumtë të Jabllanicës së Madhe dhe të Vogël.

Kjo trevë ka rezistuar plot një shekull dhe ishte strehë e UÇK-së që nga themelimi i saj e deri në fitoren e madhe të majit 1999.

Reklamë

Të gjithë të rreshtuar pro AAK-së për fitoren e Forcës së Kosovës më 14 shkurt!
#ForcaeKosoves135