Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ndaj arrestimeve që u bënë sot gjatë ditës nga zyrtarët e EULEX-it, e ku ndër të arrestuarit ishte edhe nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Deputeti Haradinaj postoi një fotografi ku shihet me babain e vet, tashmë të ndjerë, Hilmi Haradinaj dhe me Nasim Haradinajn.
Fotografi kjo e shkrepur gjatë luftës së fundit në Kosovë, e ku subjektet në fotografi shihen të veshur me uniforma kamuflazhi të UÇK-së.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3229768387076267
Ditën e premte në mëngjes nuk erdhi në Zyrën e Veteranëve të Luftës.
Nasim Haradinaj, ishte në vendlindjen e tij.
Por, me të dëgjuar për aksionin që po bënin hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar këtu, Haradinaj erdhi në Prishtinë.
Nga këtu nënkryetari i veteraneve pati edhe një paraqitje para mediave.
Ai tha se nuk e njeh Gjykatën Speciale.
Nga këtu, hodhi akuza të rënda edhe në drejtim të udhëheqësve shtetëror por edhe misionit të EULEX-it.
Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga këtu u nis për në zyrat e televizionit T7.
Por, me të mbërritur në Pejton ku ndodhet selia e televizionit, atij iu ndalua nga zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Nasim Haradinaj, refuzoi të shkonte me këta zyrtarë.
Ai insistonte që të ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës.
Kështu edhe ndodhi.
Pasi erdhën Policia e Kosovës, pati një komunikim sërish me Haradinajt e zyrtarëve të shumtë përreth.
Këtu, ish ushtari i UÇK-së, përsëri refuzoi të shoqërohej në veturën me zyrtarët Speciales të cilët po asistohen nga Eulex-i në operacion.
Arsyeja e këtij aksioni, ishte urdhërarresti nga Dhomat e Specializuara ndaj Haradinajt.
Ish komandanti i betejës së Koshares, Nasim Haradinaj, përfundimisht u arrestua dhe veturat e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës u larguan bashkë me të.