Sot në Kosovë vazhdon dita e nëntë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.


Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubime në katër qytete, LDK dhe PDK në tre qytete, AAK-PSD do të mbajnë tubimin kryesor në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

  • Vetëvendosje mban këto tubime elektorale:

    Reklamë

    12:00 – Tubim në Klinë (Shtëpia e Kulturës)

    14:00 – Tubim në Skenderaj (Shtëpia e Kulturës)

    17:00 – Tubim në Vushtrri (Salla e Sporteve “Jeton Terstena-Tota”)

    19:00 – Tubim në Fushë-Kosovë (Shtëpia e Kulturës)

    Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani merr pjesë në këto tubime:

    Reklamë

    15:00 – Viti (Sheshi i qytetit)

    17:00 – Kamenicë (Shtëpia e Kulturës)

    19:00 – Prishtinë (Shkolla fillore “Ismail Qemali”) 

    Agjenda mediale e kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli:

    Reklamë

    16:00 – Tubim me qytetarët e komunës së Podujevës (Palestra e Sporteve)

    17:30 – Tubim me qytetarët e komunës së Skenderajt (Palestra e Shkollës Profesionale)

    20:00 – Tubim me qytetarët e komunës së Vushtrrisë (Palestra e Sporteve)

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, kanë njoftuar se sot do ta mbajnë tubimin qendror në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë.

    Reklamë

    Sipas njoftimit ky tubim do të mbahet nga ora 18:00.

    Ndërkaq, tubimi i dytë do të mbahet në Malishevë nga ora 19:30.

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, merr pjesë në tubimin elektoral në Korilla (7 Shtatori) të Prizrenit. (Shkolla “Motrat Qiriazi”, Prizren) 19:00

Fushata e nisur nëntë ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjatë deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje

Reklamë

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë. /Reporteri.net/.