Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi mëngjesin e sotëm e ka filluar me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj.
Bislmi e ka quajtur Hoxhaj kryeministër në ardhje.
“Mirëmëngjesi nga kryeministri në ardhje”, ka shkruar ai përbri fotos së publikuar.
Donjet Bislimi në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 110.