Kandidati për deputet Donjet Bislimi, sot ka nisur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.
Bislimi takimin e parë e ka zhvilluar me anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, që punojnë Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i PDK-së, njëheri edhe asambleist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ka shkruar se studentët do të jenë prioritet i tij.
Postimi i plotë:
Kafen e mëngjesit me stafin e mrekullueshëm akademik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Interesat e studentëve do jenë prioriteti im absolut në përfaqësim!