Dy deputetet e PDK-së Evgjeni Thaçi dhe Ganimete Musliu kanë shkuar te shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi që ende është duke u bastisur nga Policia e EULEX-it.


Meqë Thaçi dje udhëtoi drejt Hagës ku të hënën do të del para gjykatësit së procedurës paraprake, që nga mëngjesi në shtëpinë e tij ka qëndruar ish-këshilltari i tij, Abelard Tahiri, njofton Klan Kosova.

Në këtë aksion të EULEX është edhe Policia e Kosovës.

Reklamë