Dy persona të lënduar, pamje nga aksidenti në Ulpianë ku u përfshinë disa automjete

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes disa makinave në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë. Rastin e aksidentit e ka konfirmuar Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


“Në Ulpianë rreth orës 18:30, në rrugën Fehmi Lladrovci në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona”, tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Florije Ahmeti.

Në fotot nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë disa makina dhe dëmi që ka ndodhur mbi këto makina.