Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi të mbajtur dje me strukturat në Malishevë ka folur sërish për refuzimin e Albin Kurtit që të dalë në debat me të.


Ai ka thënë se Kurti po frikësohet, ndërsa ka shfaqur besimin e madh në vete duke thënë se edhe prej gjumit po ta zgjojnë, me pizhama, Albinin e shti në xhepa në çdo debat, shkruan Reporteri.net.

“Meqë e kem programin, meqë jemi në demokraci unë e kam ftuar Albinin hajde dalim debat, debatojmë, Albini po mshifet, Albini po ikë, Albini nuk guxon me dale debat, se ai e di për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim, për ekonomi, jo qysh jam tash qut, por mem qu prej gjumit në dy të natës me pixhama, Albin Kurtin e shti në xhep në çdo debat”, ka thënë ai në Malishevë, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

 

Ai tha se pasi ka jetuar në Evropë disa vite, atje kandidatët për kryeministër debatojnë, andaj i ka thënë Kurtit të dalë në debat me të pasi po dëshiron të bëhet kryeministër.

Kujtojmë se Kurti e ke refuzuar ftesën e Hoxhajt për debat, me arsyetimin se debat duhet të bëjnë ata që garojnë për vendin e dytë. /Reporteri.net/.