Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me votimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Pas aplikimit secili do të verifikohet duke u kontaktuar në telefon. Por kush nuk lajmërohet e hup mundësinë e votimit.
Por këtë vendim të padrejtë po e quajnë zyrtarë të VV-së.
Fitore Pacolli nga VV thotë se vendimi i KQZ për mërgatën është heqje e së drejtës së votës.
Ajo thotë se të drejtën që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës po ua mohon KQZ përmes procedurave jo kushtetuese e të paligjshme, shkruan Reporteri.net.
“E drejta e votës nuk mund t’i mohohet askujt vetëm se nuk e kanë hapur telefonin.
Ky është shteti i kapur. Çkapja fillon me 14 shkurt e këtë e kanë të vështirë ta pranojnë prandaj vendosin kritere antikushtetuese. Mërgata nuk ndalet”, ka shkruar ajo në Facebook.
/Reporteri.net/.