Disa grafite me emrin e Vjosa Osmanit e Glauk Konjufcës janë shfaqur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.


Në grafitet që janë vërejtur në disa lokacione, mbi emrin e Vjosa Osmanit është vendosur shenja “X”, kurse pranë emrit të Konjfucës është shënuar numri “1 Vetëvendosje”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim ka bërë që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mos certifikohet si kandidat për deputet, e rrjedhimisht të mos jetë pjesë e listës së VV për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Reklamë

Pasi që Vetëvendosje ka refuzuar të bëjë rirenditjen e kandidatëve, lista e kësaj partie fillon me numrin 2 dhe emrin e Vjosa Osmanit, gjers Glauk Konjufca mban numrin 3.