×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj në Istog takon Veteranët dhe viziton Banjën e Pejës

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 17:06

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president në zgjedhjet e parakohshme, Ramush Haradinaj sot ka vizituar dy nga zonat e Dukagjinit, Pejën dhe Istogun.


    Haradinaj përmes rrjetit social facebook ka treguar se ne Istog kishte takuar veteranët e luftës.

    “Së bashku në luftë, së bashku në paqe.” Është shprehur Haradinaj, duke shtuar se vizioni i Aleancës është rritja e kapaciteteve të sigurisë në vend.

    “Vizioni im për rritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë dhe rruga e saj drejt NATO-s, po përkrahet maksimalisht nga veteranët.

    Aleanca ka qenë gjithmonë pranë kategorive të lirisë, me mbështetje jo vetëm morale por edhe me punë konkrete për të lehtësuar jetën e tyre.” ka thënë tutje Haradinaj në Istog.

    Ndërkohë, Haradinaj ka shpalusur vizionin e tij për ekonominë edhe në Banjën e Pejës, të cilën sot e kishte vizituar.

    “Programi i Aleancës për Ekonominë, parasheh fondet që do të mbështesin secilin punëdhënës në Kosovë, në mënyrë që askush të mos e humbasi punën, për shkak të gjendjes pandemike që po vazhdon.” shkruan Haradinaj në facebook.

    “Banja e Pejës, ka një rëndësi historike që nga Antika. Me mijëra njerëz kanë gjetur shërim, falë ujit termo-mineral që buron aty.” tha ai duke nënzivuar vlerat e Banjës së Pejës.

     

    Postimi i plotë:

    Së bashku në luftë, së bashku në paqe. Kënaqësi sa herë që i takoj bashkëluftëtarët e mi, kësaj radhe në Istog, me të cilët i kalova ditët e lavdisë, e me të cilët tani po e ndërtojmë vendin së bashku.

    Vizioni im për rritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë dhe rruga e saj drejt NATO-s, po përkrahet maksimalisht nga veteranët.

    Aleanca ka qenë gjithmonë pranë kategorive të lirisë, me mbështetje jo vetëm morale por edhe me punë konkrete për të lehtësuar jetën e tyre.

    Banja e Pejës, ka një rëndësi historike që nga Antika. Me mijëra njerëz kanë gjetur shërim, falë ujit termo-mineral që buron aty.

    Vizitova sot resortin “ONIX SPA”, që punon sipas standarteve të çertifikuara ndërkombëtare. I shoqëruar nga Albert Shoshi, mbeta i mahnitur nga ajo që pashë, përfshirë mjekët e stafin profesional që ofrojnë shërbime aty.

    Programi i Aleancës për Ekonominë, parasheh fondet që do të mbështesin secilin punëdhënës në Kosovë, në mënyrë që askush të mos e humbasi punën, për shkak të gjendjes pandemike që po vazhdon.

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!