Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se numrit 2 në listën e kësaj partie, Shemsedin Dreshajt po tentohet t’i ndalohet kandidimi për deputet për shkak të një gjobe në trafik, shkruan Reporteri.net.


“Sipas informacioneve që i kam, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro, gjobë të cilën e ka paguar. Gjoba është paguar para tre vjet e tre ditë më parë. Një vendim i tillë është i çuditshëm”, tha ai.

Sipas Haradinajt Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi.

Reklamë

“Edhe pas kontakteve me kolegë të tjerë kandidatë, që po tentohet penalizmi i tyre, po shprehet habi se nuk janë në njohuri dhe nuk kanë qenë subjekt i ndonjë dënimi penal. Shpresoj që pas ankimimit do të përmirësohet ky gabim”, shoti Haradinaj.

Kandidatët që u është ndaluar garimi në këto zgjedhje, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj në çështjen Etem Arifi, ka konstatur se kush është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm, s’ka të drejtë të kandidoj.

Ndryshe, 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë problemme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emrat.
“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi.

Reklamë