Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.


Haxhiu gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatrat Gradicë dhe Gllanasellë të Drenasit.

Ai ka theksuar se këto dy fshatra në të gjitha etapat e historisë e kanë dëshmuar se mobilizohen sa herë që i duhen Kosovës.

Reklamë

“Gradica e Gllanasella janë ngrit në këmbë e janë mobilizuar sa herë që Kosova ka pas nevojë, këtë e kanë dëshmuar në të gjitha etapat e historisë dhe në luftën e UÇK-së. Edhe tani në këto dy fshatra të Drenicës u konfirmua fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu së bashku do të festojmë fitoren e madhe me 14 shkurt sepse programi i Rimëkëmbjes është programi më i mirë për Kosovën”, ka shkruar ai.