Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të prerë nëse partia e tij do të bëjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.


Ai ka thënë se nëse LDK nuk i fiton zgjedhjet të dielën e ardhshme, atëherë krijohet një ambient i ri në partinë e tij, çka duhet të diskutohet.

“LDK po punon me votuesit me ruajt mandatin e saj në qeveri, s’kemi asnjë opsion tjetër, asnjë alternativë tjetër që sot duhet me diskutu. Nëse nuk i fitojmë zgjedhjet është ambient i ri, cili është roli, këto janë karriget që i përfaqësojmë në emër të qytetarëve”, tha Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Ndërsa ka folur për zgjedhjen e presidentit, Haziri ka deklaruar se është për një president konsensual.

Kurse sa i përket sondazheve ku LDK-ja renditet si parti e tretë, Haziri ka thënë se ato sondazhe po porositen.

Ai ka thënë se Albinit për shkak të emrit i shkon me quajt “Mr.Bini”. /Reporteri.net/.