Ish-komandanti i Koshares, tani anëtar i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se partia e tyre pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë në qeveri.


Ai ka thënë se shteti stabilizohet vetëm kur PDK i merr 50% të votave.

“Ka me u fuqizu do të jetë parti qeveritare. Veç PDK me i marrë 50% e stabilizon shtetin”, ka thënë ai në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Ai ka thënë më tej se LDK nuk do të dalë as e dyta në zgjedhjet e reja.

Berisha ndërkohë ka treguar se Isa Mustafa dhe persona të tjerë, por që nuk ja u ka përmendur emrat ia kanë pamundësuar kalimin te LDK-ja. /Reporteri.net/.