Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit sot feston ditëlindjen.


Ai përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar e veçanërisht familjen e tij.

Hoti ka publikuar fotografi me bashkëshorten dhe fëmijët.

Reklamë

“Shteti. Shtet. E familja, familje…??Dua të falenderoj të gjithë ata që sot më kanë uruar, nisur nga surpriza në mëngjes në kabinet, e pastaj edhe në Pejë. E vlerësoj shumë.”, ka shkruar Hoti në Facebook.