Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherit kandidat për deputet, thotë se zhvillimi i bujqësisë është prioritet i PDK-së në qeverisjen e ardhshme.


Ai ka bërë të ditur se ka qëndruar në Mamushë të Prizrenit si thotë për të marrë përkrahje për ta bërë Kadri Veselin kryeministër të ardhshëm, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Reklamë

Në Mamushë të Prizrenit, me mbështetës të shumtë për ta bërë Kadri Veselin kryeministër të ardhshëm.

PDK është mbështetëse e një ekonomie të fuqishme, ku bujqësia dhe bizneset do të mund të konkurrojnë si të barabarta në tregjet rajonale dhe evropiane.

Zhvillimi i bujqësisë është prioritet i PDK-së në qeverisjen e ardhshme. Qytetarët e Kosovës tashmë e dinë që PDK në #4 vitet e ardhshme do të kujdeset për mirëqenien e tyre, jetën e tyre dhe do të ndërtojë të ardhmen për të gjithë dhe për shtetin.

Voto #EnverHoxhaj me numrin #4, voto #PDK me numrin #112.

Reklamë