Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, ka vizituar fshatin Kqiç i Vogël të Mitrovicës.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Idrizi ka thënë se takimi në shtëpinë e atdhetarit, Naser Tupella, ishte i veçantë dhe i ngrohtë, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë po ashtu se të gjithë banorët aty janë njerëz të devotshëm ndaj PDK-së dhe përkrahin fuqishëm programin e Rimëkëmbjes.

Reklamë

Valdete Idrizi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 21.

Ky është postimi i saj i plotë:

Takimi në shtëpinë e Naser Tupellës në Kqiç të vogël, ishte tejet i veçantë dhe i ngrohtë. Jo vetëm për faktin se z. Tupella, ky atdhetar i madh dhe kontribues në procesin e shtetndërtimit, por edhe për faktin se të gjithë banorët aty janë njerëz të mirë e të devotshëm ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe përkrahin fuqishëm programin e #Rimëkëmbjes.

Zotëri Tupella i cili ka shumë vite që jeton në Zvicërr, ai dhe shumë të tjerë vazhdojnë të kontribojnë për vendin tonë. Atë e gëzon fakti se diaspora ka vend tejet të rëndësishëm në programin e #Rimëkëmbjes!

Falemmderit për përkrahjen e vazhdueshme!

Reklamë

#Rimëkëmbje ✅

#PDK134 ✅

#EnverHoxhaj1 ✅

#ValdeteIdrizi21✅

Reklamë

/Reporteri.net