Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi nga lagjja e Kadri Veselit ka thënë se aty ka parë gatishmërinë e tyre për programin e Rimëkëmbjes.
Ky është postimi i Idrizit:
Bairi i Mitrovicës, kjo lagje e madhe e me njerëz të mrekullueshëm. Njihen jo vetëm si nikoqir të mirë, por edhe për fqinjësi të mirë. Kjo lagje e kryetarit Veseli na mbledhi mbrëmë në konakun e familjes Rrustemi ku përveç një bashkëbisedimi për #Rimëkëmbjen e të ardhmen, ata na treguan mobilizimin dhe angazhimin e tyre maksimal për 14 Shkurt.
Dolëm me energji pozitive e me frymë fitoreje.
Ju falemnderit o njerëz të mirë të qytetit tonë!
#Rimëkëmbje ✅