Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi, sonte ka vizituar lagjen e Boshnjakëve ne pjesën veriore të Mitrovicës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se banorët e asaj ane do jenë prioritet për të dhe PDK-në, shkruan Reporteri.net.
Valdete Idrizi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 21.
Postimi i plotë:
Sonte, bashkë me Vesën ishim në pjesën veriore të Mitrovicës, në lagjen e Boshnjakëve dhe bashkëbiseduam me rininë e asaj lagjeje.
Edhe një herë iu konfirmova se banorët e asaj ane do të jenë prioritet për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Falenderim për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!
Bashkë me #Rimëkëmbjen!
#Rimëkëmbje
#HoxhajKryeministër
#ValdeteIdrizi21 ✅ /Reporteri.net