Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-COVID.


Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se VV-ja është gjobitur me 2000 euro, shkruan Reporteri.net

“Askush mbi ligjin! As VV!” ka shkruar ai.

Reklamë

Partitë politike kanë filluar tubimet nëpër komuna ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihen grumbuj personash afër njëri-tjetrit dhe pa maska.

Më parë ishin dënuar edhe partitë tjera si LDK, PDK, AAK e Nisma.

Postimi i plotë i Tahirit:

Askush mbi ligjin!

As VV!

Reklamë

Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!

/Reporteri.net