×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ish-truproja e Donald Trump: Më ka 130 dollarë borxh, s’mi ktheu kurrë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 10:36

    Kevin McKay, i cili punoi si truproje për Donald Trump për pesë vjet para se të pushohej nga puna në vitin 2012, në një intervistë ekskluzive, tregon se puna me ish-presidentin amerikan shkatërroi jetën dhe se ky i fundit i ka ende 130 dollarë borxh për disa hamburgerë që ai bleu te McDonald’s.

    “Ai ende më ka borxh para për McDonald’s. Ai më tha se do të më paguante, por nuk e bëri kurrë. Kur punoja për të, vazhdoja të mendoja se ai do të thoshte, ‘Kevin, ja paratë që të kam borxh’, por kjo nuk ndodhi. Mendova se ai ishte një burrë i mirë kur fillova të punoja për të, por siç e kemi parë të gjithë, ai nuk është njeri i fjalës,” tha Kevin.

    “Divorci im u finalizua në shkurt të vitit 2014 dhe pikërisht stresi që më erdhi nga ajo punë, bëri që martesa ime të mbaronte pas 23 vjetësh.”

    Kevin u rekrutua për këtë punë pasi më parë kishte ruajtur të famshëm të tjerë duke përfshirë yllin e popit, Britney Spears.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!