×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kaosi në rrugën “Muharrem Fejza”, Daut Haradinaj: Banorët me të drejtë protestuan, të përshpejtohen punimet

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 14:04

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë më video parregullësit e mëdha të rrugës ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet.


    Ai ka thënë se është e pa arsyeshme zvarritja e punimeve në këtë rrugë dhe se me shumë të drejtë banorët kanë protestuar më parë, po ashtu ai ka thënë se duhet përshpejtim i punimeve dhe duhet respektuar afati kontraktual.

    Në fund Haradinaj është shprehur se përditshmërija e banorëve të kësaj lagjeje është e rënduar skajshmërisht.

    Postimi i plotë:

    E pa arsyeshme zvarritja e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”. Me shumë të drejtë banorët ditë më parë protestuan! Duhet përshpejtim i punimeve dhe respektim i afateve kontraktuale.

    Përditshmëria e banorëve të kësaj lagje është e rënduar skajshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!