Këto janë rezultatet përfundimtare të votave nga Diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të KQZ-së, ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës, shkruan Reporteri.net.


Nga 56 mijë e 368 vota sa kanë ardhur nga Diaspora, Vetëvendosje ka marrë 44 mijë e 252 vota.
PDK ka marrë 5mijë e 32 vota.

LDK 4mijë 287 vota.

Aleanca 1 mijë e 112 vota.

Nisma 438 vota.

Sipas rezultateve që ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”, Vetëvendosje ka siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës ose 49.9 për qind.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 19 deputet. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen nesër, e enjte 4 mars.

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars. Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, ka thënë Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së.