Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje ka bërë të ditura masat të cilat duhet të zbatojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së zgjedhjeve, pra të dielën e 14 shkurtit në Kosovë.


KQZ ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID, ndërkaq thekson se duhet të mbahet distanca fizike në momentin që qytetarët janë në vendvotime.

Njoftimi i plotë:

Reklamë

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

 Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

 Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

 Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

 Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

Reklamë

 Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

 Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit;

 Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Reklamë