Kandidati i VV-së për kreun e Qeverisë, Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani po mbajnë tubim në Prishtinë në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.


Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osamni, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku edhe ishte vendosur një mbishkrim “Qeveria Kurti”.

Në Prishtinë po këto momente ndodhet edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Derisa VV-ja po marshon në shesh, Hoti ka publikuar disa fotografi duke pirë kafe me kandidatët për deputet nga Prishtina, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit ka filluar më 3 shkurt.

Fushata zgjedhore në Kosovë do të zgjasë vetëm 10 ditë. Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në parlament.