Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka qëndruar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku ka takuar kreun e saj Albin Kurti.


VV përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se zgjedhjet që po afrojnë ishin temë e këtij takimi, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes tonë pas 14 shkurtit.

Kurti i ka thënë ambasadorit britanik se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim.

Reklamë

Njoftimi i VV-së:

Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, sekretarin e dytë të ambasadës, z. Richard Le Vay, dhe shefin e misionit te eksperteve që kane ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit, z. Domenic Howell, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati ynë për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli, dhe asistenten e tij, Valë Gjonbalaj.

Zgjedhjet që po afrojnë ishin temë e këtij takimi, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes tonë pas 14 shkurtit.

Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim.

Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona.

Reklamë