Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, ku shpalosi punën e qeverisë së tij në 100 ditët e para, ka folur edhe për pandeminë e coronavirusit.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të reduktojnë lëvizjet dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHP-së, çka ka paralajmëruar edhe kthimin eventual të masave nëse rriten rastet me coronavirus.
Megjithatë Kurti ndërsa bëri thirrje për reduktim të lëvizjeve, ai për asnjë moment nuk përmendi “provat” e protestës të organizuar dje në sheshin e Prishtinës ku u mblodhën rreth 400 persona.
“Masat e qeverisë duhet respektuar dhe lëvizjet duhet të reduktohen. Shpallja e parakohshme e fitores ndaj virusit, është kundër rekomandimeve të institucioneve”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.