Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin brutal nga aktivistët e Partia Demokratike e Kosovës, kundër Fidan Kamberit, arsimtar në Shkollën Fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.


“LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Nga sulmi brutal, ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës “- njofton Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lidhja Demokratike kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij.

Reklamë

“Kërkojmë nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla “-thuhet në komunikatën e LDK-së dërguar për media.