Kryetarit të NISMA Socialdemokrate siç duket si ka dalë ende inati me Haxhi Shalën i cili e braktisi atë për AAK-në e Ramush Haradinajt, shkruan Reporteri.net.


Limaj në një tubim me qytetarët e Malishevës ka thënë se

“E çka me thënë për Haxhijen? Haxhia tha e ka ba projektin tjetërkush. O Haxhi po unë ty të kam ba se leje ma projektet”, tha ai para simpatizantëve të NISMA’s të cilët e duartrokitën këtë fjalim të tij.

Reklamë

Kujtojmë se Haxhi Shala, familjar i Limajt e braktisi partinë për t’u bashkuar me AAK-në. Shala në vazhdimësi që nga kalimi në AAK vazhdimisht poston në Facebook aktivitete ku thotë se anëtarët e NISMA’s iu bashkuan atij në AAK.