Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij po sulmohet nga të gjithë.


“LDK po sulmohet prej të gjithëve, edhe prej një pjese të mediave”, tha Abdixhiku, në T7.

Ai tha se partia e tij gjithnjë garon për të fituar.

Reklamë

“LDK gjithnjë garon për të fituar. Ne hymë në garë për të fituar, por nëse votuesi vendos ndryshe nuk është e thënë me çdo kusht të jemi pjesë e pozitës”, tha Abdixhiku, ku se është me rëndësi që partia e tij do të parandalon ndonjë dalldisje, shkruan Reporteri.net.

I pyetur pse nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Haradinaj”, ai tha se nuk e ka parë të arsyeshme të jetë ministër pas prishjes së koalicionit me VV-në.

Kurse sa i përket renditjes në listë, Abdixhiku tha se kandidati për kryeminstër i LDK-së, Avdullah Hoti e ka bërë renditjen e listës dhe është vendim i tij ta caktojë 10’shen e parë.

“Listën dhe renditjen e bën kryesisht kandidati për kryeministër. Unë nuk kam pas as ndonjë kontakt apo interes të di se në çfarë rënditje do të kem. Atë natë sigurisht barabartë me ju e kam kuptuar edhe renditjen në listë”, tha ai. /Reporteri.net/.

 

Reklamë