Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se sondazhet në Kosovë po porositen.


Ai ka thënë se nuk e shqetësojnë sondazhet ku shumica prej tyre partinë e tij e renditin të tretën, por thotë se duhet që subjekti i tij të punojë.

“S’ka të bëje me shqetësim. Sondazhet te ne po porositën”, ka deklaruar Haziri në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Ai tha se LDK-së i mbetet të angazhohet.

“Neve na mbetet me dal me punu, me spjegu ku është mosbesimi, paqartësia, cilat janë politikat e gabueshme, afirmative dhe për interes të qytetarëve të Kosovës”, tha Haziri.

I pyetur për largimin e Vjosa Osmanit tha se nuk i ka mbetur hatri, por nuk e ka pritur që Vjosa të bëjë një lëvizje të tillë politike, siç e ka bërë.

Kujtojmë se “Albanian Post” i Baton Haxhiu ka bërë një matje të opinionit në fund të muajit janar dhe ditën e parë të muajit shkurt. Fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit sipas këtij sondazhi do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 51.3 për qind.

Befasi e këtij sondazhi është se Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta më 15.5 për qind. /Reporteri.net/.

Reklamë