Deri më tani në adresë të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë arritur 14 mijë fletëvotime nga bota e jashtme. KQZ thotë se pranimi i pakove me fletëvotime nga jashtë vendit po vazhdon ende duke sqaruar se këto fletëvotime janë në kuadër të periudhës së votimit përmes postës për zgjedhjet e së dielës, shkruan Reporteri.net.
“Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Tutje Elezi ka treguar se pranimi i këtyre pakove po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara për vëzhgimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kujtojmë që periudha e votimit përmes postës ka filluar më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve.