Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur me datën 11.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa të partive politike. Ankesat e partive kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.


Nga të dhënat kuptohet që Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur dy ankesa, një kundër PDK-së dhe një tjetër kundër AAK.

Ndërkaq Lidhja Demokratike ka paraqitur një ankesë kundër AAK,

Reklamë

Por ankesa në PZAP ka deponuar edhe KDI. Kjo organizatë ka paraqitur 7 ankesa, tri ankesa kundër AAK, një ankesë kundër PDK, një ankesë kundër LDK, një ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar si të bazuara 6 ankesa, ndërsa 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuar dhe 4 të tjera i ka hedhur si të palejuara.

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro.

NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro.

Reklamë

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro.

Gjithsejtë në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Reklamë

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Reklamë

Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

Largim nga lista e votuesit

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike

Reklamë