Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se është miratuar nisma Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka shkruar në Facebook se tri shkronjat e UÇK-së, para se t’i mbrojmë ne, ato kanë mbrojtur veten dhe kombin, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i saj:
Sapo miratuam nismën Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë filli i lirisë prej ku ne mund të nxjerrim vendime e ligje sot. Tri shkronjat e UÇK-së, para se t’i mbrojmë ne, ato kanë mbrojtur veten dhe kombin.
Ne vetëm mund t’u shërbejmë tash, me nderime të sinqerta, me lartësim e mbrojtje institucionale, siç e kemi obligim kombëtar e historik.
Kabinetet Qeveritare ndërrohen, legjislativët poashtu, por ajo çfarë nuk ndërrohet është historia: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e ndritshmja e fundshekullit që shkoi, dhe është bazament i së ardhmes së shtetit dhe e kombit që ne ëndërrojmë.
UÇK, nuk është pjesë tavolinash e politikash, nuk është as debat për opinione, por është vlerë kristal e pastër – njejtë si gjaku i dëshmorëve dhe liria që na lanë pas.
Përulësisht, para 3 shkronjave të arta!
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/photos/a.128220942257307/134137628332305/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCZ9fWylD0B8ltFEi1IkvZDVTSxlt5ZKq-_T0g-6l1R8uzVmbvKCEdDNxCQkRhuYkNw8iMdA8-EdzIK5Bk1iQ46XDCXT4AjjHi4Xgii2qRDp6YIxV_jOVPmfIV49b0kHyfDMoW18SaXY5XvtO6bjmhxAmuINe86Sg8tKOdk-feQcQNZ20_kINW0kS3E7NYLbMqPXcyyybn3JmTvA5lH04D4jg0zPSTIjPtJiG2WavAYW4uKY4A1MIMDL8hIG08BeBnhmRPRaale32ZFtUoc4LWXByNGof3bwFB_R3Ho0TPbHc_EVT6dcV2b9jU6Q71KME2bTSWj11JjoXsTJK8Z2lw&__tn__=-R