Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se pushteti që po vjen, pashmangshëm prodhon opozitë të re. Molliqaj ka krahasuar ish-presidentin, Hashim Thaçi me kreun e VV-së, Albin Kurtin.


Molliqaj tha se Thaçi të ka vra nëse e ke tepruar shumë, për dallim nga Kurti, i cili sipas tij, t’i çon 500 veta që të shkruajnë e të shajnë në rrugë.

“Unë dhe shumica e aktivistëve të PSD-së, kurrë asnjë debat me asnjë kundërshtar politik nuk e kemi refuzu, historikisht, prej që ekzistojmë. Atëherë kur iu kanë frikësu PDK-së, jo Kosova po edhe Vetëvendosja iu kanë frikësu, s’kanë guxu me u kap as me Hashim Thaçin as me Kadri Veselin. Hashim Thaçi t’ka vra nëse e ke tepru shumë, unë se di a ka vra ai, por po supozoj në kuptimin çka u fol. Albin Kurti nuk të lenë aspak. Mendësia e tij është që t’i çon 500 veta që të shkruajnë, të shajnë nëpër rrugë. Kjo njerëzit i ndalë më shumë se ajo tjetra”, ka thënë Molliqaj në T7.

Reklamë

“Pashmangshëm ky lloj pushteti që po vjen, prodhon opozitë të re. Pakica është pakicë veç deri të nënshtrohet. Lufta e VV ndaj atyre që nuk i janë nënshtru kornizave të shumicës ëshë luftë e egër. A din që thonë me një lule nuk çelë pranvera, por me një lule ja nis”, shtoi ai.