Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Musa, në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e Vinarcit në Mitrovicë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musa ka thënë se atje kanë marrë mbështetjen e plotë për programin e rimëkëmbjes dhe kandidaturën e tij për deputet, shkruan Reporteri.net.
Rrustem Musa në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 26.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nga takimi me banorët dhe strukturat e nëndegës së Vinarcit në Mitrovicë, morëm mbështetjen e plotë për programin e rimëkëmbjes dhe kandidaturën time për deputet.
#DrRrustemMusa #26 ✔️
#Rimëkëmbje
/Reporteri.net