Rrustem Musa, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së sot ka vizituar lagjen Ilirida, aty ku është bastion i kësaj partie
Musa ka vazhduar aktivitetet e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit aty ku po garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net
Rrustem Musa në profilin e tij në Facebook ka treguar se sot ka gjetur mbështetjen në lagjen Ilirida.
Ky është postimi i plotë:
Takimet e ditës së sotme i vazhdova në lagjen Ilirida, në bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Entuziazmi dhe motivi i këtyre banorëve e rrit shpresën për rimëkëmbjen. I falendëroj përzemërsisht nikoqirët për mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturës time për deputet.
Dr.Rrustem Musa